Site icon Telegrafi

Chevrolet zbuloi Blazer EV 2024, një SUV elektrik me vlerë 45,000 dollarë – pritet të bëjë deri në 515 kilometra me një karikim të plotë

Chevrolet ka zbuluar veturën Blazer EV 2024, një SUV elektrik me vlerë 45,000 dollarë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, është një nga disa modele elektrike që General Motors, ndërsa përpiqet të “rrëzojë” Tesla-n dhe të shesë vetëm automjete me bateri deri në vitin 2035.

Kompania ka thënë se SUV i mesëm do të jetë në gjendje të ecë deri në 515 kilometra me një karikim të plotë në disa modele, por kjo nuk është verifikuar ende.

Kjo gamë do ta vendoste atë pranë majës së tregut të makinave elektrike.

Marka po planifikon disa variante Blazer EV, duke përfshirë një version policie dhe një model SS me performancë të lartë. /Telegrafi/

Exit mobile version