Kur u prezantua Corvette ZR1 gjatë verës së vitit të kaluar, u tha se mund të arrijë deri 340 kilometra në orë.
Prodhuesi amerikan Chevrolett, i ka mbajtur fjalët, duke e bërë zyrtare këtë si shpejtësinë maksimale, të kësaj veture, transmeton Telegrafi.
Ky lajm vjen vetëm pak kohë, para se të shpërndahej një video, që e tregon këtë makinë, që zë shpejtësinë prej 344 kilometra në orë, derisa bën xhiro në Nurburgring të Gjermanisë.
Shpejtësinë enorme, modelit ZR1 ia mundëson trupi i lehtë dhe shumë aerodinamik, si dhe 755 kuajfuqitë që i prodhon motori.
Në anën tjetër, megjithëse ka të shënuar shpejtësinë maksimale, thuhet se mund të arrijë deri në 347 kilometra në orë. /Telegrafi/
https://youtu.be/px7gqrVYWrs