Telegrafi

Chevrolet Trailblazer me çmim fillestar mjaft të ulët

Shitjet e kësaj makinë, nisin në fillim të vitit që vjen

Megjithëse është rikthyer, Chevrolet Trailblazer nuk është një SUV me përmasa të njëjta sikur modeli i tanishëm, vetëm se vazhdon të jetë atraktiv në dukje dhe me çmim të lirë, transmeton Telegrafi.

Versioni bazë i këtij modeli, ka çmim fillestar shumë të ulët, duke filluar nga 17 mijë euro, derisa përshinë motorin me 2.1 litra që prodhon 137 kuaj fuqi. Bashkë me disa veçori standarde, në makinë përfshihet edhe Apple CarPaly dhe Android Auto, si dhe një ekran i ndjeshëm në prekje me 7.0 inç.

Për 20,200 euro mund të blihet versioni më i shtrenjtë që përfshinë motorin me 1.3 litra që prodhon 155 kuaj fuqi, ndërsa 16 dhe 17 inç janë rrotat të cilat mund të vendosen në to.

Të interesuarit për terrene të vështira, duhet të paguajnë 23,700 euro për versionin Traiblazer Activ, që ka rrota me 17 inç, tavan me dy tone, dy gypa për nxjerrjen e gazrave dhe ulëse nga lëkura.

Rrotat me 18 inç, ulëset dhe timoni i lëkurës, janë pjesë e versionit RS, për të cilin blerësit e interesuar duhet të paguajnë edhe 1,300 euro. /Telegrafi/