Telegrafi

Chevrolet Spark që lansohet më 2017, por lë shumë për të dëshiruar (Video)

Modeli Spark që lansohet gjatë vitit që vjen, cilësohet si një ndër dështimet më të mëdha të Chevrolet.

Kjo kompani që ka prodhuar makina me linja të përkryera, të qëndrueshme dhe me teknologji të lartë, kësaj radhe ka befasuar për të keq, transmeton Telegrafi.

Dyert e modelit të fundit, nuk mund të hapen nga larg, por shfrytëzohet çelësi si në modelet që i kemi parë shumë më herët. Ky është vetëm fillimi i mungesës së teknologjive, që pasohet nga mënyra manuale e hapjes së dritareve.

Sa i përket pjesë së jashtme, duket sikur një kuti me katër dyer, por pa ndonjë veçanti.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni nga afër se si duket kjo veturë që dallon shumë nga automobilat e prodhuara më parë nga e njëjta kompani. /Telegrafi/