Telegrafi

Chevrolet Impala i ri, sedan gjigant që ofron shumë komoditet (Video)

Prej se është lansuar në vitin 1958, ky model nga Chevrolet ka qenë më i shituri në Shtetet e Bashkuara.

Por, për dhjetë gjenerata me radhë, Impala është popullarizuar shumë në vende të ndryshme të botës, transmeton Telegrafi.

Me ndryshimet e dukshme të bëra më 1985, si dhe me ato të vitit 2000, kjo makinë ka marrë vëmendje të madhe dhe ka pasur shitje enorme.

Njëjtë pritet të ndodhë edhe gjatë vitit të ardhshëm, kur lansohet Impala e re, që ka 3.6-litra V6 dhe 305 kuajfuqi.

Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 6.8-sekonda, ndërsa është shumë komod gjatë vozitjes.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni në detaje dizajnin e pjesës së jashtme dhe enterierit, si dhe statistikat e kësaj makine. /Telegrafi/