Site icon Telegrafi

Chevrolet Camaro elektrik lëvizi duke mbajtur lartë të dy rrotat e përparme (Video)

Sistemet e makinave tërësisht elektrike, nuk do të thotë se janë të zymta dhe nuk ofrojnë kreativitet

Lajmet për makina elektrike, zakonisht nuk shoqërohen edhe me elemente zbavitëse, që tregojnë se mund të kryejnë edhe aktivitete si rrathët e shpejtës, apo ‘djegien e gomave’ që është shumë e popullarizuar, transmeton Telegrafi.

Duket se Chevrolet Camaro tërësisht elektrik, i ka ndryshuar të gjitha këto, duke shfaqur manovra të pa pritshme për një EV.

Në qetësi maksimale, makina me 700 kuaj fuqi që ka bateri me kapacitet prej 32 kWh, ka nxjerrë tym prej gomave të pasme, në atë që njihet si ‘djegie e gomave’.

Kjo para se të kryente voziste për një kohë të shkurtër, me të dy rrotat e para të ngritura lart.

Mbase në ndonjë të ardhme të afërt, ky Chevrolet elektrik mund të shfaqë fuqitë edhe duke bërë rrathë të shpejta. /Telegrafi/

Exit mobile version