Telegrafi

Chevrolet C8 Corvette u shfaq i kamufluar në një aktivitet të organizuar nga Michellin (Video)

Modeli është duartrokitur nga të pranishmit, që e pëlqyen së tepërmi edhe pse ishte tërësisht i mbuluar

Gjatë javës së kaluar, C8 Corvette është parë teksa testohej në rrugë, në trafik mjaft të dendur, transmeton Telegrafi. Kur pamjet e paautorizuara u shpërndanë, Chevrolet nuk i mbeti tjetër, vetëm të tregojë zyrtarisht këtë makinë, në format në të cilin gjendet.

Me shtresat e mëdha të kamuflazhit, si dhe disa pjesë të mbuluara, C8 Corvette, u shfaq në një aktivitet të organizuar nga Michelin, para shumë entuziastëve. Të pranishmit kanë pasur mundësi ta përjetojnë nga afër, zhurmën që lëshonte kjo makinë e fuqishme, deri lëvizte shumë ngadalë.

Megjithëse dihet çfarë pritet nga eksterieri, specifikat e Chverolet C8 Corvette, nuk janë bërë të ditura. /Telegrafi/