Telegrafi

Chevrolet i braktisur ishte kthyer në strofull të grerëzave, megjithatë provuan ta vozisnin

Guxim shumë i madh, që mund të konsiderohet edhe me çmenduri

Ky Chevrolet Malibu i braktisur, nuk është për shitje, por edhe sikur të ofrohet falas, vështirë se dikush do ta merrte, transmeton Telegrafi.

Atë e kanë braktisur vite më parë në një periferi të Luizianës së Shteteve të Bashkuara dhe me kohë, është kthyer në strofull të grerëzave.

Vetëm një thumbim i këtyre insekteve, do të kishte shumë pasoja për shëndetin, derisa askush nuk do ta mendonte se çfarë do ndodhte sikur të thumbohej nga shumë prej tyre. Megjithatë, dy vetë të veshur me rrobat speciale, provuan ta vozisnin edhe pse ishte e pamundur, por mjaftoi që hynë brenda.

Disa kanë pyetur, nëse ky Chevrolet mund të pastrohej dhe të largohej strofulli, mirëpo vështirë se do mendohej që mund të largohen të gjitha grerëzat. Ndodhë që ndonjë prej tyre, të del nga sistemi i ventilimit dhe ky nuk do ishte moment aspak i mirë. /Telegrafi/