Këngëtarja britanike, Cheryl, për herë të parë ka folur për ndarjen nga këngëtari Liam Payne.
Ajo ka thënë se arsyeja kryesore e ndarjes ka qenë fakti se ish-partneri i saj nuk e kishte vënë familjen në radhë të parë.
Për më shumë, ai e kishte lënë këngëtaren të kujdesej vet për djalin e tyre, teksa udhëtonte nëpër botë dhe ndërtonte karrierë, shkruan The Sun.
Edhe pse Cheryl kishte kërkuar nga ai që të ndryshonte, Liam kishte vazhduar me mënyrën e tij të jetesës. Prandaj, ajo vendosi që t’i jepte fund dhe të vazhdonte vet tutje.
35-vjeçarja ka thënë se nuk ishte ndier më e afërt me 24-vjeçarin dhe kështu e kishte kuptuar se nuk mund të funksiononin si partnerë.
Një burim i afërt me këngëtaren ka thënë se ajo e ka rritur vet djalin e çiftit dhe se Liam asnjëherë nuk ishte i pranishëm.
Cheryl dhe Payne ka qenë në lidhje për dy vjet e gjysmë, ndërsa në mars të vitit të kaluar u bënë prindër të një djali. Ata njoftuan për ndarjen e tyre në shkurt të këtij viti. /Telegrafi/