Në kujtimet e saj të reja, ‘Cher: The Memoir’, Cher zbulon një pjesë të hidhur të jetës së nënës së saj, Georgia Holt.
Ajo tregon se nëna e saj u divorcua nga burri i katërt, Joseph Harper Collins, për shkak të dëshirës së tij për eksperimente seksuale me gra të tjera.
Georgia dhe Collins, një manjat i pasurive të paluajtshme, u martuan në vitin 1957, kur Cher ishte nëntë vjeç, shkruan DailyMail.
Megjithatë, martesa nuk zgjati pasi Collins kërkonte më shumë eksperimentime seksuale, diçka që Georgia, siç shkruan Cher, “nuk mund ta përballonte”.
Pas ndarjes, Collins u tregua bujar, duke paguar qiranë e një shtëpie për tre gratë për gjashtë muaj, për t’i ndihmuar të ngriheshin në këmbë.
Georgia Holt pati shtatë martesa me gjashtë burra të ndryshëm gjatë jetës së saj.
Cher gjithashtu ndan kujtime nga martesën e saj me Sonny Bono, duke zbuluar se ai e fajësoi për tradhtinë e tij, sepse ajo refuzoi të bënte seks me të sa herë që ai të donte.
Ajo gjithashtu e përshkruan Sonny-n si një njeri kontrollues dhe manipulues, i cili e pengoi të kishte jetën e saj sociale dhe e shpërfilli pasionet e saj personale. /Telegrafi/