Telegrafi

Cher do të largohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëse Trump bëhet sërish president

Ajo ka qenë haptazi kritike ndaj ish-presidentit Donald Trump, para, gjatë dhe pas mandatit të tij.

Ajo shpesh i referohej atij si “President lëmsh” dhe dënoi politikat dhe deklaratat e tij përçarëse.

Pavarësisht se Trump përballet me 91 akuza për krime në katër raste të veçanta në lidhje me keqpërdorimin e supozuar të dokumenteve të klasifikuara, falsifikimin e të dhënave të biznesit, pengimin e drejtësisë dhe komplotin për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020, ai ende mban një epërsi të fortë ndaj rivalëve të tij republikanë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Donald Trump

Cher është e gatshme të largohet nga ShBA

Me këtë në mendje, Cher ka shprehur tmerrin e saj për mundësinë e kthimit të mundshëm të Trump në Shtëpinë e Bardhë nëse ai fiton me presidentin Joe Biden.

“Nëse ai hyn, kush e di?”, tha Cher.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Cher

“Kësaj radhe do të largohem nga vendi”, shtoi mes tjerash ajo.

Ajo zbuloi se vuajti stres të jashtëzakonshëm gjatë mandatit të mëparshëm të Trump dhe, nëse ai do të fitonte përsëri, ajo do të largohej nga ShBA. /Telegrafi/

Cher