Telegrafi

Cher njofton vdekjen e nënës së saj, Georgia Holt në moshën 96-vjeçare

Foto: Instagram

Cher u shfaq në rrjetet sociale këtë fundjavë për të njoftuar se nëna e saj, Georgia Holt, ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare.

Holt ishte një këngëtare, modele dhe aktore e njohur, e cila u shfaq në ‘sitcom’-in e njohur “I Love Lucy”.

Në shtator, Cher konfirmoi se nëna e saj ishte dërguar në spital me pneumoni, duke theksuar gjithashtu se vuante nga probleme të tjera shëndetësore.

“Mami ka qenë e sëmurë vazhdimisht. Ajo sapo doli nga spitali. Ajo kishte pneumoni. Ajo po përmirësohet”, kishte shkruar ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Cher

Megjithatë, Cher njoftoi të dielën përmes Twitter se nëna e saj ndërroi jetë.

“Mami ka vdekur”, ka shkruar ajo në një postim në Twitter të shoqëruar nga një ‘emoji’.

Fansa të shumtë i janë përgjigjur Cherit në pjesën e komenteve për t’i treguar mbështetjen e tyre dhe kanë bërë homazhe edhe për Holt. /Telegrafi/