Këngëtarja dhe aktorja amerikane, Cher, ka mahnitur me pamjen e saj në Javën e Modës në Paris.
76-vjeçarja ka marrë pjesë në sfilatën e markës luksoze Balmain dhe në fund ka ecur në pistë me stilistin Olivier Rousteing dhe ka përshëndetur të pranishmit.
Natyrisht, ajo kishte veshur një kreacion Balmain që i theksonte kthesat e saj. Ylli e kompletoi dukjen me taka të larta.
cher closing the runway at paris fashion week 2022 pic.twitter.com/38fVqgymAD
— cher doing things (@cherdoingthings) September 29, 2022
“Kjo ishte sfilata më e mirë e modës ndonjëherë. U ndjeva e mahnitshme. Modelet ishin të bukura, ashtu si të gjitha rrobat që kishin veshur. Jam e nderuar që pata mundësinë të jem pjesë e kësaj”, ka theksuar Cher.
Meqë ra fjala, disa muaj më parë, ylli botëror i muzikës dhe filmit tregoi sekretin e figurës së saj të lakmueshme në dekadën e tetë të jetës.
Gjegjësisht, ajo ka deklaruar se këtë e arrin duke praktikuar rregullisht joga, duke u stërvitur në Zumba dhe duke bërë ushtrime për barkun.
Ajo asnjëherë nuk e fshehu se kishte shkuar për kirurgji estetike. Gjegjësisht, Cher e ka operuar hundën dhe ka shtrënguar fytyrën. /Telegrafi/