Telegrafi

Cher dyshohet se punësoi katër burra për të rrëmbyer djalin e saj, Elijah Blue Allman

Foto: Getty Images

Cher është akuzuar se ka urdhëruar katër burra për të rrëmbyer djalin e saj, Elijah Blue Allman, nga një dhomë hoteli në New York, në përpjekje për të ndaluar atë që të pajtohej me ish-gruan e tij.

Marie Angela King, ish-gruaja, bëri pretendimin befasues në dokumentet gjyqësore që ajo depozitoi në Gjykatën e Lartë të Los Angelesit më 5 dhjetor.

Dokumentet e gjykatës, të marra nga Entertainment Tonight, po bëhen tituj vetëm tani pasi çështja u zbulua si pjesë e procesit të divorcit të tyre.

Foto: Getty Images

Në dokumentet e gjykatës, King pretendon se asaj iu tha se Cher punësoi katër burra për të hequr Allman nga një dhomë hoteli natën e përvjetorit të martesës së tyre.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Cher

Ajo pretendon se ata kaluan 12 ditë vetëm së bashku që nga 18 nëntori, por gjithçka ndryshoi më 30 nëntor 2022, kur katër persona hynë në dhomën e tyre të hotelit dhe ” elarguan Allman nga dhoma jonë”.

Foto: Getty Images

“Një nga katër burrat më tha se ishin punësuar nga nëna e Allman”, thuhet në dokumentet e gjykatës. “Që nga gushti 2022, më është thënë se nuk më lejohet të shoh apo flas me me të i cili aktualisht është në izolim në një strukturë trajtimi që nuk është zbuluar për mua. Më është thënë gjithashtu se Elijah nuk ka qasje në telefonin e tij”.

King vazhdon të pretendojë se këngëtarja e “Believe” i kërkoi asaj të largohej nga shtëpia e familjes së tyre.

Foto: Getty Images

Seanca e radhës gjyqësore për këtë çështje është caktuar për 27 tetor në Los Angeles.

Cher dhe ish-bashkëshorti Gregg Allman, ndajnë Allman, i cili ka lindur më 10 korrik 1976.

Foto: Getty Images

Ajo dhe ish-bashkëshorti i ndjerë Sonny Bono, të cilët së bashku performuan si “Sonny & Cher”, kanë djalin Chaz Bono, i lindur më 4 mars 1969. /Telegrafi/