Telegrafi

Chelseat nuk i mjaftoi një lojtar më shumë dhe 13 minuta shtesë që të marr fitore 

Chelsea dhe Nottingham kanë barazuar me rezultat 1-1 në kuadër të javës së shtatë të Ligës Premier.  

Edhe pse pjesa e parë solli raste, gola nuk kishte, me Ryan Yates që rrezikoi i pari, por që Roberto Sanchez bëri pritje të madhe. 

Noni Maduke dhe Enzo Fernandez rrezikuan për Chelsea, por pa sukses. 

 

Me të filluar pjesa e dytë, Nottingham arriti të shënojë me Chris Wood për 1-0. 

Nuk vonoi shumë dhe Chelsea barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 57-të me Noni Madueken. 

Nottingam mbeti me një lojtar më pak në minutën e 78-të, kur James ward-Prowse u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. 

13 minuta lojë shtesë dha gjyqtari për këtë ndeshje, ndërsa Chelsea kishte disa raste për të fituar. 

Christopher Nkunku dhe Cole Palmer nuk ia arritën t’i jepnin fitoren Bluve, duke bërë që të pajtohen me barazim. 

 

Chelsea mbetet në vendin e katërt me 14 pikë, ndërsa Nottingham në vendin e nëntë me 10 pikë. /Telegrafi/  

Standings provided by Sofascore