Telegrafi

Chelseat i mjaftoi një gol në fitoren ndaj Swanseas (Video)

Chelsea ka fituar në kuadër të xhiros së 14 të Ligës Premier.

Londinezët arritën të triumfojnë para shikuesve të vetë kundër skuadrës së Swanseas me rezultat 1-0.

Te besuarit e trajnerit Antonio Contes në pjesën e parë nuk arritën të shënojnë gol ani pse patën disa raste.

Pedro (’22, ’41), Alvaro Morat (’28) nuk arritën të realizonin duke shpërdoruar raste të bukura dhe kështu pjesa e parë përfundoi pa gola.

Gjyqtari Neil Swarbrick e dërgon në tribuna trajnerin e Chelseat, Antonio Conten

Por, në pjesën e dytë vendasit nuk u ndalën së sulmuari portën e mysafirëve dhe një herë arritën edhe ta mposhtin.

Antonio Rudiger ka kaluar në epërsi Chelsean. Reprezentuesi gjerman realizoi gol në të 57 minutë kundër Swanseas.

Momenti i golit të reprezentuesit gjerman

Alvaro Morata pati një rast për shënim, por nuk arriti ta konkretizonte një aksion të bukur të krijuar prej The Blues.

Deri në fund të takimit më nuk pati gola dhe kështu, takimi përfundoi në dobi të Chelseat me rezultat 1-0.

Pas kësaj, Chelsea mbetet në pozitën e tretë me 29 pikë ndërsa Swansea zë vendin parafundit me nëntë pikë. /Telegrafi/