Site icon Telegrafi

Chelseat iu mohua në penallti e pastër ndaj Cityt – pamjet tregojnë ndërhyrjen e Rodrit ndaj Wernerit

Chelsea është duke humbur aktualisht 3-0 ndaj Manchester Cityt në kuadër të javës së 17-të në Ligën Premier.

The Blues nuk po arrin të këndellen dhe kjo duket se do të jetë humbja e tyre e dytë brenda pak ditësh, pas asaj ndaj Arsenalit.

Por, në minutat e parë të ndeshjes, Timo Werner u ndalua nga Rodri, e gjyqtari dhe VAR-i në atë rast kanë heshtur.

Duket se për Chelsean do të ishte 1-0, mirëpo kështu nuk mendoi edhe video asistenti i gjyqtarit që lejoi loja të vazhdonte.

City më pas shënoi tre gola të shpejtë dhe tani aktualisht është duke u luajtur pjesa e dytë. /Telegrafi/

https://streamable.com/g48cjk

Exit mobile version