Chelsea është skuadra e radhës që ka siguruar plasmanin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Skuadra londineze ka arritur të shënoj fitore të pastër 2-0 ndaj Atletico Madridit në Stamford Bridges.
Mysafirët e nisën vrullshëm takimin duke krijuar disa raste shënimi me Llorenten, Suarez, Joao Felix e Carrasco, por pa arritur të dërgojnë topin në rrjetë.
Në minutën e 34-të vendasit arritën të shënonin golin e epërsisë pas një kundërzbritje të shpejtë.
Timo Werner asistoi bukur te marokeni Hakim Ziyech i cili shënoi nga afërsia për 1-0.
Kësisoj 45 minutat e para përfunduan me epërsinë minimale të vendasve 1-0.
Me të filluar pjesa e dytë, Timo Werner lëshoi një rast të artë shënimi, kur goditja e tij u prit për mrekulli nga Jan Oblak.
Chelsea krijoi më shumë raste shënimi në pjesën e dytë, megjithatë nuk arriti të shënonte më gola deri në minutën e fundit.
Ishte mintua e 94-të e ndeshjes, kur i inkuadruari në lojë, Emerson Palmieri realizoi për rezultatin përfundimtar.
Kësisoj ndeshja u mbyll me fitoren e Chelseat 2-0, fitore që i dërgon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 3-0 pas dy ndeshjeve.
Kujtojmë që ndeshjen e parë londinezën e fituan me rezultat minimal 0-1 falë golit nga Olivier Giroud. /Telegrafi/
Hakim Ziyech’s goal! (1-0) (AGG 2-0).
Beautiful counter attack 🔥 #CHEATM https://t.co/4rex1Bi2Bt
— LDN (@LDNFootbalI) March 17, 2021