Telegrafi

Chelsean e pret një përballje e vështirë ndaj Lilles, formacionet zyrtare

Lille do të jetë nikoqir i Chelseat në përballjen e rrethit të dytë në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00 do të zhvillohet në stadiumin ‘Stade Pierre-Mauroy’, derisa The Blues i pret një takim e vështirë.

Skuadra franceze në këtë takim nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e lojtarëve si, Timothy Weah dhe Tiago Djalo, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, londinezët do të jenë pa Emerson Palmierin, Ruben Loftus-Cheek dhe Antonio Rudigerin, që po ashtu janë të lënduar.

Formacioni startues i Lilles: Maignan, Çelik, Fonte, Gabriel, Reinildo, Andre, Soumare, Araujo, Ikone, Bamba, Osimhen.

Formacioni startues i Chelseat: Kepa, Azpilicueta, Tomori, Zouma, James, Kante, Jorginho, Alonso, Willian, Mount, Abraham. /Telegrafi/