Chelsea ka arritur ta shënoi edhe fitoren e nëntë radhazi në Ligën Premier.
Skuadra e Antonio Contes ka mposhtur me rezultat minimal 1-0 ekipin e West Bromwich Albion.
Kësisoj futbollisti me notën më të lartë në ndeshje është shpallur mbrojtësi spanjoll Cesar Azpilicueta me notën 7.8.
Ndërkohë pas tij vije një tjetër spanjoll i cili ishte edhe golashënues në këtë takim, Diego Costa me notën 7.6.
Paraqitje të mirë kishin edhe dyshja e mesfushës, N’Golo Kante dhe Nemanja Matic me notë 7.4.
Ndërkohë lojtari më i dobët në këtë ndeshje ishte mbrojtësi mysafir McAuley me notë 5.3. /Telegrafi/