Chelsea e ka mposhtur në udhëtim Watfordin me rezultat 1-2 në kuadër të javës së 11-të në Ligën Premier.
Pas vetëm pesë minutash lojë, The Blues kaluan në epërsi me anë të Tammy Abrahamit që u shërbye mjaftë mirë nga Jorginho.
Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat minimal, derisa në të dytën kishte një ritëm më të lartë të lojës.
Skuadra londineze arriti ta dyfishonte epërsinë me golin e Christian Pulisic (55’), derisa Abraham ishte në rolin e asistuesit.
Por, vendasit arritën që ta ngushtonin epërsinë me anë të një penallti që u fitua dhe u ekzekutua nga Gerard Deulofeu në minutën e 79-të.
Skuadra e Frank Lampardit arriti që ta ruante këtë epërsi për t’i marrë tri pikë mjaftë të rëndësishme.
Pas javës së 11-të, Chelsea gjendet në vendin e tretë me 23 pikë, ndërsa në xhiron e 12-të do të takohen me Crystal Palacen. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=0mNbhroi3SQ
https://www.youtube.com/watch?v=4bX_DO1mKPs
https://www.youtube.com/watch?v=xv-ipUFHjZA