Telegrafi

Chelsea vihet pas Zidanet

Zinedine Zidane (Getty Images)

Klubi anglez, Chelsea dëshiron Zinedine Zidanen në krye të klubit.

Zidane konfirmoi gjatë të enjtes largimin e tij nga Real Madridi pas dy vite e gjysmë të kaluara te Mbretërit.

Largimi i tij pas fitimit të nëntë trofeve, përfshirë tri Liga të Kampionëve dhe një La Liga ka befasuar të gjithë.

Megjithatë, disa ekipe të njohura evropiane e kanë mirëpritur këtë largim të Zidanes nga Reali dhe janë të gatshëm ta ofrojnë.

Zinedine Zidane (Getty Images)

Sipas mediumit anglez The Sun, Chelsea është e gatshme të flasë me Zidanen për të parë nëse ai ka interes të marrë drejtimin e skuadrës nga Stamford Bridge.

Por, një gjë e tillë vështirë të ndodh, pasi Zidane thuhet se ka vendosur që të pushojë paksa nga menaxhimi.

Megjithatë, raporti i mediumit britanik pohon se Blutë mund të bëjnë një lëvizje për Laurent Blanc në rast se dështon pista Zidane.

Alternativa tjera për stolin e klubit londinez janë edhe Maurizio Sarri dhe Massimiliano Allegri. /Telegrafi/