Chelsea ka barazuar në shtëpi ndaj Nottingham me rezultat 2-2 në kuadër të javës së 35-të të Ligës Premier.
Mysafirët e nisën shumë mirë ndeshjen duke shënuar që në start me Taiwo Awoniyi në minutën e 13-të.
Në fillimin e pjesës së dytë Chelsea arriti të barazojë shifrat me golin që un shënua nga Reahem Sterling (1-1).
Sterling e dërgoi Chelsean në epërsi në minutën e 58-të, kur shënoi për 2-1.
Let's go again Chels! ✊#CheNfo pic.twitter.com/Fam7yCXHgU
— Chelsea FC (@ChelseaFC) May 13, 2023
Por se pjesa e dytë nisi në zjarrtë, e konfirmon edhe goli i barazimit që erdhi në minutën e 62-të, sërish me Awoniyin.
Skuadrat edhe pse tentuan deri në fund, më gola të tjerë nuk kishte dhe u desh të pajtohen me barazim.
It ends all square this afternoon. #CheNfo pic.twitter.com/xm7BrtO0mg
— Chelsea FC (@ChelseaFC) May 13, 2023
Chelsea mbetet në mesin e renditjes me 43 pikë, ndërsa Nottingham është i 16-të me 34 pikë. /Telegrafi/