Chelsea e ka regjistruar fitoren e 13-të sezonale duke mposhtur Sunderlandin në udhëtim me rezultat 1-0.
Ishte një gjysmë e parë jo aq e lehtë për Blutë, të cilët e kishin të vështirë ta thyenin mbrojtjen e organizuar të vendasve.
Megjithatë, ata ia dolën ta gjenin rrjetën. Pedro shkoi në sulm dhe asistoi te Cesc Fabregas, i cili pas kombinimeve me Willian, ia doli të shënonte (40’).
Ky ishte goli vetëm në pjesën e parë dhe mysafirët shkuan në pushim me avantazh.
Fraksioni i dytë nuk prodhoi gola, ashtu që takimi përfundoi me golin e vetëm të shënuar në pjesën e parë.
Chelsea tash numëron 40 pikë, gjashtë më shumë se përcjellësit e parë, Liverpool dhe Arsenal. /Telegrafi/
https://youtu.be/dgXhq-xZMwU