Telegrafi

Chelsea vazhdon me gabime, barazon në shtëpi me Burnleyn

Jack Cork e David Luiz. (Photo by Warren Little/Getty Images)

Chelsea dhe Burnley kanë zhvilluar një pjesë të parë të zjarrtë ku kanë shënuar plot katër herë (2-2), rezultat me të cilin u mbyll edhe ndeshja.

Ndeshja nisi mirë mysafirët që arritën të shënonin që në minutën e tetë me Hendrick.

Por Blutë nuk u vonuan shumë dhe barazuan.

Ishte N’Golo Kante që barazoi shifrat pas një pasimi nga Eden Hazard në minutën e 12-të.

Pamje nga ndeshja . (Photo by Warren Little/Getty Images)

Chelsea e mori epërsinë në minutën e 14-të, kur Gonzalo Higuain shënoi gol të bukur pas një aksioni të bukur.

Por Burnley nuk u dorëzuan. Ishte Barnes që barazoi shifrat në 2-2 në minutën e 24-të.

Pjesa e parë  dhe pse kishte nuk solli më gola.

Maurizo Sarri në pjesën e dytë tentoi të bëjë disa ndryshime, por që nuk dhanë edhe aq efekt.

Pamje nga ndeshja . (Photo by Clive Rose/Getty Images)

Mysafirët shumë shpesh me rrëzime të zgjatura tentuan ta vonin lojën, për të marr një pikë, që ua siguronte mbijetesën.

Cesar Azpilicueta kishte rastin më të mirë në minutën e 70-të por pa sukses.

Fundi i ndeshjes solli shumë tensione, por jo ndryshim të rezultatit.

Ky barazim edhe pse e mban Chelsean në vendin e katërt me 67 pikë, ka një ndeshje më shumë të zhvilluar dhe mbetet prapa në luftë për një vend në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/