Chelsea ka fituar në shtëpi ndaj Hull Cityt me rezultat 2-0.
Skuadra e Antonio Contes ka vazhduar me fitore në Ligën Premier edhe në ndeshjen ndaj Hull Cityt, duke e mposhtur me nga një gol në secilën pjesë.
Goli i parë u shënua në minutat shtesë të pjesës së parë nga Diego Costa, i cili ishte i saktë pas asistimit të Victor Moses dhe me epërsinë 1-0 skuadrat shkuan në pushimin mes pjesëve.
Edhe pjesa e dytë i takoi Bluve të cilët rrezikuan shumë herë portën e mysafirëve, por vetëm edhe njëherë gjetën golin.
Ishte mbrojtësi Gary Cahill që shënoi në minutën e 81-të me kokë pas asistimit të inkuadruarit në pjesën e dytë, Cesc Fabregas, dhe me rezultat 2-0 përfundoi ndeshja.
Pas kësaj fitore, Chelsea ngrit diferencën ndjekësit, pasi është lider me 55 pikë apo tetë pikë më shumë se Arsenali në vend të dytë, ndërsa Hull City renditet në vendin e 19-të me 16 pikë. /Telegrafi/
Costa goal that made it 1-0! https://t.co/9OuDvDcKIJ
— Scott Shearsmith Tips (@Sheaaro) January 22, 2017
https://twitter.com/CheIseaVines/status/823234118012076034