Chelsea ka shënuar fitore ndaj Norwich me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 28-të në Ligën Premier.
Ndeshja nisi shumë mirë për Chelsean që shënuan që në minutën e 3-të.
Mason Mount asistoi te Trevoh Chalobah i cili shënoi për 1-0.
https://twitter.com/RealfrankSports/status/1502007165418151939
Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytën ku në minutën e 14-të, Mount shënoi për 2-0 pas asistimit të Kai Havertz.
https://twitter.com/RealfrankSports/status/1502008805806284805
Chelsea kishte edhe raste të tjera në pjesën e parë, por që nuk arriti të shënojë.
Edhe në pjesën e dytë Chelsea kishte raste më shumë, që rrezikuan me Mount dhe Chalobah, por që kësaj radhe nuk ishin të saktë.
Norwich u kthye në lojë në minutën e 69-të, kur fitoi penallti, ku nga pika e bardhë ishte i saktë Teemu Pukki për 2-1.
https://twitter.com/RealfrankSports/status/1502027155584204809
Por Chelsea shënoi edhe një herë në minutën e fundit të kohës së rregullt, kur Havertz shënoi për 3-1.
https://twitter.com/iF29s/status/1502031665287372803
Chelsea pas kësaj fitoreje ka 56 pikë dhe mban vendin e tretë, ndërsa Norwich mbetet i fundit me 17 pikë. /Telegrafi/