Chelsea ka vazhduar me fitore në Ligën Premier, këtë herë duke fituar ndaj Bournemouthit me rezultat 1-3.
Blutë ishin dukshëm më të mirë dhe kjo ishte një fitore e lehtë nga djelmoshat e drejtuar nga Antonio Conte.
Ndeshja filloi me autogolin e Adam Smith në minutën e 17-të, kurse pas tre minutash shënoi edhe Eden Hazard pas asistimit nga N’Golo Kante.
Goli i nderit nga vendasit u shënua në minutën e Joshua King në minutën e 42-të dhe me rezultatin 1-2 përfundoi pjesa e parë.
I fundit, por më i bukuri në këtë takim erdhi nga Marcos Alonso në minutën e 68-të.
Blutë pas kësaj fitore vazhdojnë në vendin e parë me 75 pikë, shtatë më shumë se Tottenhami në vendin e dytë, ndërsa Bournemouthi renditet në vendin e 15-të me 35 pikë.
Ndeshja e ardhshme e londinezëve është ndaj Manchester Unitedit. /Telegrafi/