Telegrafi

Chelsea turpëron Sunderlandin

Pjesa e parë

Blutë që në pjesë të parë shënuan katër herë në rrjetën e portierit Fulop, me të katër golat që u shënuan para syve të mesfushorit shqiptar Lorik Cana, i cili u aktivizua në rolin e mbrojtësit të qendrës në këtë takim.

Nicolas Anelka hapi rezultatin në minutën e 8-të pasi shmangu me lehtësi Canën, i cili gabimisht supozoi për një pozitë jashtë loje të francezit, duke e lejuar atë të shënojë pa ndonjë problem.

Malouda shënoi në minutën e 17-të për të dyfishuar rezultatin, ndërsa pas pesë minutash tjera Ashley Cole shmangu Canën për të dërguar topin në rrjetë. Frank Lampard po ashtu u shënua në listën e golashënuesve të pjesës së parë (34′).

Pjesa e dytë

Edhe pjesa e dytë ndoqi të njëjtin ritëm si edhe e para. Michael Ballack çoi në pesë numrin e golave të Chelseat shtatë minuta pas pauzës (52’). Katër minuta më pas zëvendësuesi Boundewijn Zenden ngushtoi disavantazhin në 5-1 duke shënuar një gol që lehtësoi sadopak vuajtjen e mysafirëve.

Por Anelka dhe Lampard gjetën edhe nga një herë rrjetën në pjesë të dytë (65’ dhe 90’), ndërsa për Sunderlandin në listën e golashënuesve u shënua edhe Darren Bent (90’).

Fitorja është më e larta për Chelsean këtë sezon, ndërsa disfata më e thella për Sunderlandin.

Chelsea çon në 48 numrin e pikëve në maje të tabelës së Ligës Premier, ndërsa Sundeland humbet edhe një pozitë, nga e 11-ta zbret në të 12-tën me 23 pikë, sa mban edhe Evertoni që më vonë takohet me Manchester Cityn./Telegrafi/