Newcastle United ka arritur ta mbyllë edicionin në Ligën Premier me një fitore të madhe ndaj Chelseas 3-0
Ish-kampionëve të Anglisë iu nevojitej fitorja dhe shpresonin që Liverpool të mposhtej në Anfield për të shkuar në Ligën e Kampionëve.
Newcastle e nisi më mirë ndeshjen dhe arriti të shënonte golin e epërsisë pas 23 minutave lojë.
Ishte sulmuesi anglez, Dwight Gayle që arriti të realizonte në portën e Thibaut Courtouis për 1-0.
Newcastle kishte raste tjera shënimi në pjesën e parë me Shelvey dhe Diame por që nuk ishin të saktë.
Me epërsinë minimale të ‘Laraskave’ 1-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Olivier Giroud pati rast të mirë për ta barazuar rezultatin në pjesën e dytë por portieri vendas Dubravka bëri mrekulli duke shpëtuar gol të sigurt.
Newcastle u kundërpërgjigj me spanjollin Ayoze Perez që shënoi për 2-0 në minutën e 59-të.
Vendasit nuk u ndalen me dy gola dhe gjetën edhe të tretin pesë minuta më vonë.
Ishte përsëri sulmuesi spanjoll, Perez që realizoi në minutën e 64-të për 3-0.
Kësisoj Newcastle e përfundon stinorin në pozitën e 10-të në tabelë me 44 pikë të tubuara pas 38 ndeshjeve.
Ndërkohë Chelsea mbetet në pozitën e pestë në tabelë dhe do të luaj edicionin e ardhshëm në Ligën e Evropës. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=bm3RGd0Ygpc