Chelsea ka vazhduar me fitore në Ligën e Evropë, pasi ka triumfuar në udhëtim te Bate Borisov 0-1.
Në një stadium të stërmbushur me tifoz, Bate Borisov rrezikoi e para skuadrën angleze.
Ishte minuta e 13-të e ndeshjes kur mesfushori Baga u gjend në pozitë të mirë shënimi por që nuk ia arriti cakut.
Chelsea kishte disa gjysmë raste me Hazard e Giroud por pa sukses.
Me rezultatin e barabartë 0-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
We’re back underway here, as the fog drifts into the Borisov Arena. 💨
COME ON CHELSEA! 💪
0-0 [45’] #BATEvCFC pic.twitter.com/1VVLGqycIm
— Chelsea FC (@ChelseaFC) November 8, 2018
Pjesa e dytë nisi më mirë për londinezët të cilët gjetën edhe golin e epërsisë.
Ishte minuta e 53-të, kur mbrojtësi italian Emerson Palmieri asistoi bukur tek Giroud i cili shënoi për 0-1.
Chelsea edhe më tej sulmonte portën e vendasve por që nuk arritën më të shënonin gol.
We're into the last few minutes of normal time…
0-1 #BATEvCFC pic.twitter.com/LCpR4Xy6Ro
— Chelsea FC (@ChelseaFC) November 8, 2018
Kësisoj skuadra e Maurizio Sarrit mori një fitore të vlefshme minimale 0-1 nga udhëtimi në Bjellorusi.
Falë këtyre tri pikëve, Chelsea ka siguruar kalimin nga Grupi L me 12 pikë të tubuara pas katër ndeshjeve.
Në ndeshjen e ardhshme, londinezët takohen në Stamford Bridges me PAOK-un. /Telegrafi/