Chelsea ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e vetme gjysmëfinale të Kupës FA.
Ekipi i Thomas Tuchel është treguar i fortë për ekipin e Pep Guardiolas duke u mposhtur në gjysmëfinale dhe duke siguruar kualifikimin në finale.
Pjesa e parë e ndeshjes u takoi për një nuancë Cityt, që pati menaxhimin e lojës dhe disa gjysmë-raste.
Megjithatë, vetëm Blutë gjetën golin me anë të Hakim Ziyech (7’), por ky gol u anulua për pozitë jashtë loje dhe ekipet shkuan në pushim me rezultat 0-0.
HT. All square at the break. It's a close contest, but the Blues look the brighter! 💙🙌 #FACup #CHEMCI pic.twitter.com/fN9nczoqUB
— Chelsea FC (@ChelseaFC) April 17, 2021
Në pjesën e dytë, përsëri City pati më shumë nga loja, duke krijuar më shumë raste, por vetëm Chelsea gjeti golin.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi me anë të Ziyech, i cili në minutën e 55-të shënoi për 1-0 pas asistimit të Timo Werner.
FT. COME ON!!! 💙 WE'RE IN THE FA CUP FINAL!!! 🎉 pic.twitter.com/lA0xCYV19H
— Chelsea FC (@ChelseaFC) April 17, 2021
Pas këtij goli, City u hodh i gjithi në sulm duke tentuar me të gjitha forcat golin e barazimit, por pa pasur sukses dhe Chelsea në fund iu gëzua fitores dhe kalimit në finale.
Në finale, Blutë do të ndeshet me fituesin e takimit të nesërm mes Leicester Cityt dhe Southamptonit. /Telegrafi/
⚽ Ziyech
🅰 WernerChelsea strike first ⚡ #FACup pic.twitter.com/pr9qcGrUrx
— GOAL (@goal) April 17, 2021