Chelsea ka arritur një fitore të vlefshme në shtëpi përballë kampionit në fuqi të Anglisë, Leicester City 3-0.
Skuadra e drejtuar nga strategu Italian Antonio Conte ishte më e mirë në fushë gjatë gjithë ndeshjes dhe me plot meritë triumfoi me rezultat të lartë.
Po rrjedhte minuta e shtatë e ndeshjes, kur vendasit kaluan në epërsi nëpërmjet sulmuesit spanjoll Diego Costa.
Edhe pas epërsisë së krijuar, Chelsea luajti më bukur dhe kështu arriti ta shënonte edhe golin e dytë në pjesën e parë.
Sulmuesi spanjoll, Pedro Rodriguez asistoi bukur tek Eden Hazard i cili pasi e kaloi edhe portierin mysafir shënoi për 2-0.
Kampionët në fuqi nuk arritën asnjëherë të rrezikojnë portën e vendasve duke dëshmuar formën e keqe që po kalojnë.
Për golin e tretë në ndeshje, u përkujdes mesfushori anësor Victor Mosses i cili realizoi 10 minuta para fundit të ndeshjes.
Pas kësaj fitore të thellë, Chelsea është ngritur në pozitën e pestë në tabelë me 16 pikë të tubuara.
Ndërkohë në javën e nëntë, londinezët përsëri do të luajnë si vendas ku do të presin ish-trajnerin e tyre Jose Mourinhon me Manchesterin e tij. a/Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=U-A3Vidi1aU
https://www.youtube.com/watch?v=W_oXIEU-oAU
https://www.youtube.com/watch?v=da948ZHqUgc