Telegrafi

Chelsea do t’ia vazhdojë automatikisht kontratën Giroudit

Olivier Giroud (Foto: Chelsea FC)

Chelsea thuhet se do ta ushtrojë opsionin për të zgjatur kontratën me Olivier Giroud deri në vitin 2021.

Giroud mund të behej lojtar i lirë në fund të sezonit dhe ishte gati të largohej edhe në janar, por Chelsea dështoi të sigurojë një zëvendësim.

Klube si Inter dhe Lazio ishin vërë seriozisht pas tij dhe interesimi i tyre ende vazhdon.

Sidoqoftë, Sky Sport Italia tani raporton se Blues kanë zgjedhur të zgjasin marrëveshjen me sulmuesin, duke e mbajtur atë në Stamford Bridge edhe për një vit.

Kjo vjen pasi Interi mendohej se i kishte ofruar 33-vjeçarit një marrëveshje deri në vitin 2022.

Giroud ka startuar në vetëm nëntë ndeshje këtë sezon, duke shënuar tre gola. /Telegrafi/