Telegrafi

Chelsea të presë edhe një vit Lukakun

Sipas Daily Mail, Chelsea është shumë pranë transferimit të të riut të Anderlechtit dhe kjo u konfirmua javë më parë kur Didier Drogba tha se e ka bindur Lukakun të kalojë te Chelsea. Blutë e Londrës thuhet t’ia kenë gjetur punën babait të Lukakus dhe ia kanë ofruar këtij të fundit një kontratë mjaft luksoze.

Megjithatë, Chelsea do të duhet të presë së paku edhe një vit që 17-vjeçari ta përfundojë shkollën e mesme, në mënyrë që më pas të transferohet te Chelsea, ndërsa kjo u konfirmua dhe nga drejtori i Anderlechtit, Herman van Holsbeech, që tha: “Ai ka edhe një vit për të shkuar në shkollë dhe kjo është një arsye se pse ne nuk duam ta shesim këtë verë. Të gjitha palët pajtohen se është për të mirën e tij që të vazhdojë të luajë si lojtar i Anderlechtit sezonin e ardhshëm”. /Telegrafi/