Telegrafi

Chelsea synon t’i kthehet fitores në udhëtim te Fulhami, formacionet zyrtare

Fulhami dhe Chelsea kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Ligën Premier.

Blutë janë mysafir të rivalëve londinez në takimin që do të zhvillohet me fillim nga ora 18:30 në stadiumin Craven Cottage.

Ekipi i Frank Lampard vjen nga një seri negative me dy humbje dhe një barazim në tri ndeshjet e fundit dhe synon t’i kthehet fitores për t’u ngjitur në tabelë.

Në anën tjetër, vendasit kanë plot pesë barazime radhazi dhe synojnë rezultat pozitiv pasi gjendet në fundin e renditjes.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Fulham: Areola; Aina, Andersen, Adarabioyo; Tete, Reid, Reed, Anguissa, Robinson; Lookman, Cavaleiro

Chelsea: Mendy; Azpilicueta, Rudiger, Thiago Silva, Chilwell; Kovacic, Jorginho, Mount; Ziyech, Giroud, Pulisic; 

/Telegrafi/