Chelsea dhe Watfordi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.
Blutë e Londrës janë nikoqir të rivalit lokal në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Ligën Premier, takim që zhvillohet në Stamford Bridge nga ora 21:00.
Ekipi i Frank Lampard vjen nga një humbje befasuese nga West Hami dhe synon t’i kthehet fitores për ta kthyer pozitën e katërt të marrë nga Manchester Unitedi.
Ready for ⚽️! #CHEWAT pic.twitter.com/1NljygmwwV
— Chelsea FC (@ChelseaFC) July 4, 2020
Në anën tjetër, Watfordi synon rezultat pozitiv nga ky udhëtim i vështirë për të mos rënë në pozitat që e shpien nga Championship.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Chelsea: Kepa; James, Christensen, Zouma, Azpilicueta; Kanté, Barkley, Mount; Willian, Pulisic, Giroud.
Watford: Foster; Mariappa, Kabasele, Dawson, Femenía; Chalobah, Capoue; Sarr, Doucouré, Hughes; Deeney
/Telegrafi/