Site icon Telegrafi

Chelsea synon të mbetet lider me fitore ndaj Zenitit – formacionet zyrtare

Chelsea është mysafir i Zenit St Petersburgut në Gazprom Arena, ku e zhvillon ndeshjen e fundit të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Blutë janë në krye të Grupit H me pikë të barabarta ne Juventusin dhe tashmë e kanë siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt, mirëpo dëshirojnë të mbesin liderë të grupit.

Zeniti, në anën tjetër, e ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Evropës.

Trajnerët Sergey Semak dhe Thomas Tuchel i kanë përgatitur taktikat e tyre për këtë takim.


Formacioni startues i Zenit St Petersburgut: Kerzhakov; Karavaev, Lovren, Rakitskiy, Douglas Santos; Malcom, Wendel, Kuzyaev, Barrios; Claudinho; Azmoun.

Formacioni startues i Chelseat: Kepa; Azpilicueta, Christensen, Sarr; James, Barkley, Saúl, Hudson-Odoi; Mount, Werner, Lukaku.


/Telegrafi/

Exit mobile version