Site icon Telegrafi

Chelsea synon të largohet me pikë të plota nga Southamptoni – formacionet zyrtare

Chelsea është mysafir i Southamptonit në St. Mary’s Stadium për ndeshjen e xhiros së pestë në Ligën Premier.

Blutë kanë arkëtuar shtatë pikë në katër javët e para, me dy fitore, një barazim dhe një humbje, prandaj kanë për qëllim të largohen me pikë të plota.

Skuadra nikoqire numëron katër pikë, nga një fitore, një barazim dhe një humbje, ashtu që do të përpiqet të nxjerrë rezultat pozitiv.

Trajnerët Ralph Hasenhuttl dhe Thomas Tuchel i kanë zgjedhur lojtarët që do ta fillojnë takimin nga minuta e parë.


Formacioni startues i Southamptonit: Bazunu; Walker-Peters, Bella-Kotchap, Salisu, Perraud; Diallo, Ward-Prowse, Lavia; Armstrong, Elyououssi; Adams.

Formacioni startues i Chelseat: Mendy; Azpilicueta, Thiago Silva, Koulibaly, Cucurella; Jorginho, Loftus-Cheek, Mount; Ziyech, Sterling; Havertz.


/Telegrafi/

Exit mobile version