Evertoni dhe Chelsea kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e parë të sezonit 2022/23 në Ligën Premier.
Blutë e Londrës janë mysafir të Toffes në takimin e javës së parë, i cili pritet të zhvillohet në “Goodison Park” me fillim nga ora 18:30.
Ekipi i Thomas Tuchel synon ta nis sezonin me fitore pas përforcimeve të mëdha si Raheem Sterling, Kalidou Koulibaly dhe Marc Cucurella.
Our new PL campaign starts here! 👊#EveChe pic.twitter.com/4LajsnrDrY
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 6, 2022
Në anën tjetër, ekipi i Frank Lampard nuk ka bërë shumë ndryshime, por synon ta nis sezonin me rezultat pozitiv pasi ka ruajtur thuajse gjithë grupin nga sezoni i kaluar.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Te Chelsea nga minuta e parë luajnë Sterling dhe Koulibaly, ndërsa nga banka e nis ndeshjen Cucurella dhe shqiptari Armando Broja.
Blues in the building! 📌 #EveChe pic.twitter.com/x6N03Blr1a
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 6, 2022
Everton: Pickford; Godfrey, Yerry Mina, Tarkowski; Patterson, Doucoure, Iwobi, Mykolenko; Gordon, Gray, McNeil;
Chelsea: Mendy; Azpilicueta, Silva, Koulibaly; James, Kante, Jorginho, Chilwell; Mount, Havertz, Sterling;
/Telegrafi/