Chelsea dhe Sheffield United kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Kupës FA.
Blutë e Londrës janë nikoqir të Sheffieldit në takimin e vetëm të vlefshëm për këtë fazë, pasi luhet me sistemin me një ndeshje.
Ekipi i Thomas Tuchel vjen nga një formë e lartë në të gjitha garat pa humbje në 13 ndeshje dhe synon fitoren e radhës për të kaluar në gjysmëfinale.
All the @EmiratesFACup action on the way…#CHESHU in two hours 🙌 pic.twitter.com/Hg9Bs2BLVP
— Chelsea FC (@ChelseaFC) March 21, 2021
Në anën tjetër, mysafirët janë në formë të keqe ndeshjet e fundit, por do të synojnë befasinë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur t’i bëjnë disa ndryshime në formacionet titullare.
Chelsea: Mendy; Azpilicueta, Christensen, Rudiger; Pulicis, Kante, Jorginho, Chilwell; Mount, Ziyech; Havertz;
Sheffield Utd: Ramsdale; Baldock, Jagielka, Stevens, Osborn; Bogle, Lundstram, Norwood, Fleck; McGoldrick, McBurnie;
/Telegrafi/