Telegrafi

Chelsea synon fitore në udhëtim te Fulhami, formacionet zyrtare

Fulhami dhe Chelsea kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Blutë e Londrës janë mysafirë të rivalit lokal Fulhamit në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të, ndeshja e cila zhvillohet në Craven Cottage nga ora 15:05.

Ekipi i drejtuar nga Maurizio Sarri vjen pas fitores së madhe ndaj Tottenhamit dhe synon fitoren e radhës për të mbetur në hap me pozitën e katërt.

Në anën tjetër, vendasit e Fulhamit kanë katër humbje radhazi dhe synojnë të marrin rezultat pozitiv për t’i mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Fulham: Rico; Odoi, Nordtveit, Ream, Bryan, Chambers, McDonald, Cairney, Babel, Sessegnon, Mitrovic. 

Chelsea: Arrizabalaga; Azpilicueta, Rudiger, Christensen, Emerson; Kante, Jorginho, Barkley; Willian, Higuain, Hazard.

/Telegrafi/