Telegrafi

Chelsea suspendon kontrata e reja të lojtarëve shkaku i krizës nga coronavirusi

(Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Edhe Chelsea po mendon që t’i përgjysmojë pagat e disa prej lojtarëve shkaku i gjendjes aktuale nga coronavirusi.

Pandemia botërore ka detyruara disa klube evropiane që t’i përgjysmojnë pagat e lojtarëve, derisa disa prej tyre kanë larguar edhe lojtarë.

The Telegraph raporton tani se The Blues kanë suspenduar kontratën e Willianin dhe Olivier Giroud që skadon më 30 qershor.

Marrëveshjet e reja po ashtu do të anulohen edhe për Pedro Rodriguezin dhe Willy Caballeron, që kanë po ashtu kontrata deri në këtë verë.

Chelsea po ashtu dëshiron të blindojë edhe Tammy Abrahamin, mirëpo që lojtari e ka refuzuar shansin e parë, pasi kërkon pagë më të lartë.

Andaj, pa kaluar gjendja me virusin vdekje prurës, nuk do të ketë kontrata të reja për lojtarët. /Telegrafi/