Telegrafi

Chelsea me statistika fantastike shkaku i formacionit 3-4-3

Chelsea ka shënuar fitore edhe kundër Bournemouth.

Por, ajo që bie në sy janë statistikat fantastike që ka skuadra e drejtuar prej Antoni Contes.

Prej momentit që italiani futi në funksion formacionin 3-4-3, Chelsea ka arritur 12 fitore rresht në po aq ndeshje në Ligën Premier, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu në dhjetë prej këtyre takimeve nuk ka pranuar asnjë gol ndërsa ka realizuar 28 gola.

Ndryshe, The Blues janë lider të ligës elitare angleze me 46 pikë, përkatësisht nëntë më shumë se vendi i dytë ku gjendet Liverpooli, i cili nesër do të takohet me Stoke Cityn. /Telegrafi/