Telegrafi

Chelsea – Southampton, formacionet zyrtare – Lampard me disa ndryshime

Chelsea dhe Southamptoni kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Blutë e Londrës janë nikoqir të Southamptonit në takimin e vlefshëm për javën e 19-të në Ligën Premier, e cila zhvillohet nga ora 16:00 në Stamford Bridge.

Ekipi i Frank Lampard vjen nga një fitore e madhe në udhëtim te Tottenhami dhe synon fitoren e radhës për të mbetur i pa rrezikuar në top katërshe.

Në anën tjetër, mysafirët gjithashtu vijnë nga një fitore dhe duan të vazhdojnë rezultatet pozitive për t’i ikur rrezikimit nga rënie prej kategorie.

Frank Lampard ka vendosur për disa ndryshime, ndërsa trajneri mysafirë starton me formacionin më të mirë.

Chelsea: Kepa; Rudiger, Tomori, Zouma; Azpilicueta, Kante, Jorginho, Emerson; Willian, Abraham, Hudson-Odoi; 

Southampton: McCarthy, Cedric, Stephens, Bednarek, Bertrand; Hojbjerg, Ward-Prowse; Armstrong, Redmond, Obafemi, Adams;

/Telegrafi/