Chelsea e ka siguruar zyrtarisht qëndrimin në Ligën Premier, pasi triumfoi 3-1 në udhëtim te Bournemouthi në javën e 35-të.
Pas vetëm nëntë minutash lojë, Blutë kaluan në epërsi me anë të Conor Gallagher, që u asistua prej N’Golo Kante.
Por, Bournemouthi i barazoi shifrat në 1-1 me golin e Vinas (21’), me asistimin e Christie.
WHAT A GOAAAAAAAAL 😍😍😍 pic.twitter.com/EhwJVxaUNd
— AFC Bournemouth 🍒 (@afcbournemouth) May 6, 2023
Me këto dy gola përfundoi edhe pjesa e parë, derisa në të dytën u shënua edhe dy të tjerë.
Në minutën e 82-të, Benoit Badiashile pranoi një asistim perfekt nga Hakim Ziyech, për të rikthyer epërsinë, tani për rezultatin 2-1.
BENOIT GETS HIS FIRST CHELSEA GOAL! 💪 pic.twitter.com/ghjilJ8b9e
— Chelsea FC (@ChelseaFC) May 6, 2023
Në minutën e 86-të, Joao Felix realizoi për 3-1, për t’i siguruar Chelsat tri pikë.
Me këtë fitore, Chelsea është rikthyer në vendin e 11-të me 42 pikë, duke siguruar kështu qëndrimin në Ligën Premier, ndërsa në xhiron e 36-të takohet me Nottingham Forestin. /Telegrafi/