Chelsea është dashur të djersitet mirë një javë pasi siguroi titullin, pasi iu desh një gol në minutat e fundit për të siguruar një fitore prej 4-3 ndaj Watfordit.
Blutë e Londrës e nisën shumë më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 22-të me anë të John Terryt.
Vetëm dy minuta më vonë Terry gaboi duke u përplasur me bashkëlojtarin e tij dhe për t’i krijuar mundësinë Capoues për të barazuar.
Azpilicueta me gol të bukur në minutën e 36-të e kaloi në epërsi Chelsean për 2-1.
Me të nisur pjesa e dytë, Batshuayi shënoi një gol të mrekullueshëm për 3-1.
Shpejt u përgjigj Janmaat në minutën e 51-të për të shënuar për 3-2.
Watfordi se kishte ndërmend të dorëzohet dhe kështu Stefano Okaka shënoi për 3-3 në minutën e 74 për të shokuar vendasit.
Kur të gjithë menduan se Chelsea do të barazonte, në skenë u shfaq Fabregas i cili shënoi për 4-3 në minutën e 88-të.
Chelsea siguroi titullin një javë më parë teksa fitoren e ka realizuar për tifozët pasi s’ka nevojë për pikë. /Telegrafi/