Telegrafi

Chelsea shpreson të transferojë Torres

Sunday Mirror shkruan se në mesin e klubeve më të pasura dhe më të fuqishme të Evropës po rritet besimi se një sezon i dështuar për Liverpoolin mund të detyrojë Torres të rishikojë karrierën e tij.

Torres publikisht ka thënë se është i përkushtuar në Liverpool dhe nuk dëshiron të krijojë rrethana të cilat destabilizojnë autoritetin e Rafa Benietz.

Por drejtuesit e klubit janë të vetëdijshëm se nëse dështojnë të kualifikohen për në Ligën e Kampionëve, do të jetë vështirë ta mbajnë Torres në Anfield.

Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, është një fans i madh i Torres dhe 25-vjeçari është njeriu i duhur për të cilin blutë kanë nevojë për të perfeksionuar sulmin./Telegrafi/