Site icon Telegrafi

Chelsea shpreson në fitore përballë Sevillës – formacionet zyrtare

Chelsea do të fillojë rrugëtimin për në Ligën e Kampionëve në edicionin 2020/21 në fazën e grupeve si nikoqir i Sevillës.

Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjes që fillon në ora 21:00 në Stamord Bridge.

Për këtë sfidë, Frank Lampard nuk mund të llogarisë në Marcos Alnoson që është i ndëshkuar me karton të kuq nga edicioni i kaluar, derisa Billy Gilmour është i lënduar.

Në anën tjetër, Julen Lopetegui do të ketë mungesa si Idrissi që është po ashtu i lënduar dhe Kounde që është i sëmurë.

Formacioni startues i Chelseat: Mendy; James, Thiago Silva, Zouma, Chilwell; Kanté, Jorginho; Pulisic, Havertz, Mount; Werner.

https://twitter.com/ChelseaFC/status/1318610930897485829

Formacioni startues i Sevillës:  Bono; Jesús Navas, Diego Carlos, Sergi Gómez, Acuña; Gudelj, Fernando, Rakitic; Suso, De Jong, Ocampos. /Telegrafi/

Exit mobile version