Përkundër shpenzimeve të mëdha në fillim të këtij sezoni, Chelsea nuk është duke i shijuar frutat e atij investimi.
Blutë renditen në vend të gjashtë në tabelën e Ligës Premier me 26 pikë të grumbulluara nga 15 ndeshje të zhvilluara.
Një lojtar që mund të veçohet në skuadrën angleze është sulmuesi veteran, Olivier Giroud, i cili ka qenë në formë të mirë këtë edicion.
Në verën e kaluar Chelsea shpenzoi 155 milionë funte (170 milionë euro) për transferimin e emrave, si Hakim Ziyech, Timo Werner e Kai Havertz.
Mirëpo, me gjithë pritshmërirë, Giroud ka shënuar më shumë gola (nëntë) se tre futbollistët e përmendur. /Telegrafi/